Faqja e parë e draft-statutit të Asociacionit, burime nga Qeveria e Presidenca konfirmojnë vërtetësinë

Një medium në Shqipëri ka publikuar një dokument, që pretendohej të ishte faqja e parë e draft-statut të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Burimet nga Qeveria dhe Presidenca e Kosovës kanë konfirmuar se ky dokument përmban faqen e parë të draft-statutit të vërtetë

Një medium në Shqipëria e ka publikuar një dokument, ku pretendohet se është faqja e parë e draft-statut të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i dorëzuar kryeministrit, Albin Kurti, nga emisarët euroamerikanë, para pak kohësh.

Një burim nga Qeveria dhe një nga Presidenca e Kosovës e kanë konfirmuar për Dukagjinin se kjo e përbën faqen e parë të draft-statut të vërtetë, ka njoftuar moderatori i “Debat Plus”, Ermal Panduri.

E kjo u kritikua nga gazetari Lirim Mehmetaj, i cili ka thënë se ky draft-statuti i referohet Marrëveshjes së viti 2013. Pra “Zajednicës” siç i referoheshin aktivistët e VV-së dhe kryetari i saj, Albin Kurti.

Mehmetaj ka shtuar se Kurti asnjëherë nuk ka pasur qëllim ndaljen e themelimit të “Zajdenicës” e as të Demarkacionit, por qëllimi i tij ka qenë pushteti.

“Siç po e shihni, draft-statuti i referohet Marrëveshjes se Vitit 2013, pra Zajednices. Kurti asnjëherë s’ka pasur qellim ndaljen e Zajednices, as te Demarkacionit. Qëllimi përherë ka qene pushteti. Pushteti pra si qellim. Pushtet për hire te pushtetit, asgjë tjetër. Po viktimat si Astrit Dehari? Eh, këto viktima veç mjete”, ka shkruar Mehmetaj.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika