SUV-i luksoz tërësisht elektrik Faraday Future FF 91 do të hyjë në prodhim në mars me dërgesat e që pritet të fillojnë në fund të prillit, tha kompania që qëndron pas EV-s në një deklaratë.

Njoftimi vjen pas vonesave të shumta, shitjes së selisë së firmës, rënies së çmimit të saj në bursë dhe ndryshimit të lidershipit.

Pamja e brendshme

Faraday tha se arriti të marrë 135 milionë dollarë fonde, gjë që do t’i lejojë të fillojë prodhimin e FF 91 pothuajse gjashtë vjet pas prezantimit.Prodhuesi i automjeteve, i cili shiti selinë e tij në 2020 dhe mori me qira një fabrikë në Hanford, Kaliforni, planifikoi të ndërtonte deri në 30,000 FF 91 në vit, por raportet e mëparshme tregojnë se janë bërë vetëm 401 paraporositje.

Gjithashtu, kompania nuk specifikoi se sa makina do të ndërtojë pasi të fillojë prodhimin.