Farmacistët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të unifikimit të çmimeve të barnave

Që në ditën e parë është sfiduar vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për unifikimin e çmimit të barnave. Gjatë së shtunës në kryeqytet ka pasur barnatore që kanë shitur barna me çmime të ndryshme. Vendimi po kundërshtohet nga Oda e Farmacistëve të Kosovës, e cila thotë se ai rrezikon falimentimin e bizneseve

Nga sot ka hyrë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të barnave.

Ky vendim i Ministrisë së Shëndetësisë nënkupton se barnat do të kenë çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën.

Por, jo të gjitha barnatoret kanë nisur zbatimin e tij.

Dukagjini ka vizituar tri barnatore në lagje të ndryshme të Prishtinës dhe në secilën prej tyre ka blerë nga një tabletë të zakonshme “Daleron”, që përdoret kundër dhimbjeve të lehta.

Por në njërën prej tyre çmimi nuk ka qenë i njëjtë.  

Televizioni ka provuar të kuptojë nga zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë nëse Inspektorati Farmaceutik ka dalë sot në terren për të monitoruar zbatimin e vendimit, por ata kanë qenë të paqasshëm të shtunën.

Gjithsesi, MSH-ja në njoftimin e djeshëm pranoi se do të ketë sfida në zbatimin e vendimit, i cili po kundërshtohet.

Kryetari i Odës së Farmacistëve, Kadri Bytyçi thotë se farmacitë mund të kenë humbje deri në 20 milionë euro.

“Stoqet të cilat ata i kanë mund t’u krijohet një humbje aq e madh sa që mund të rrezikojnë edhe falimentimin e bizneseve të tyre e që me një përllogaritje tonë nëpërmjet diskutimit me kolegët tanë ka dal se ky dëm mund të jetë rreth 20 milion euro në gjitha barnatoret e Republikës”, ka thënë Kadri Bytyqi – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Po ashtu, Oda e Farmacistëve ka njoftuar se ata kanë paditur Ministrinë e Shëndetësisë në Gjykatën Komerciale për këtë vendim të marrë.

Shija e redaktorit

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Të fundit nga rubrika