“Father Mother Sister Brother” kurorëzon Jarmusch fitues në Festivalin e Filmit në Venecia

Edicioni i 82-të i Festivalit të Filmit në Venecia ka shpallur fituesit, duke vlerësuar më të mirët e kinematografisë ndërkombëtare. Çmimi më prestigjioz i festivalit, “Luani i Artë”, iu dha regjisorit amerikan Jim Jarmusch për filmin “Father Mother Sister Brother”. Ky projekt kinematografik është ndarë në tri kapituj që zhvillohen në Nju-Xhersi, Dublin dhe Paris, duke sjellë në ekran marrëdhëniet e ndërlikuara midis prindërve dhe fëmijëve.

“Luanin e Argjendtë”, çmimin e dytë më të rëndësishëm të festivalit, e fitoi regjisorja tuniziane Kaouther Ben Hania për dramën “The Voice of Hind Rajab”, e cila trajton luftën në Gaza përmes historisë tronditëse të një vajze 5-vjeçare të mbetur e bllokuar në një makinë të përfshirë nga flakët.

Regjisori amerikan Benny Safdie u shpall regjisori i tretë më i mirë për filmin “The Smashing Machine”, një portret filmik i pionierit të arteve marciale mikse, Mark Kerr, që interpretohet nga aktori Dwayne “The Rock” Johnson.

Çmimi Special i Jurisë iu dha dokumentarit “Sotto le Nuvole” të regjisorit italian Gianfranco Rosi. Ndërkohë, aktorja kineze Xin Zhilei u vlerësua si aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin “The Sun Rises on Us All” të Cai Shangjun, ndërsa aktori italian Toni Servillo mori çmimin si aktori më i mirë për interpretimin e tij në filmin “La Grazia” të Paolo Sorrentinos.

Për skenografinë më të mirë u shpërblyen Valerie Donzelli dhe Gilles Marchand me filmin “À pied d’œuvre”.

Ceremonia e këtij viti u shoqërua gjithashtu me një homazh prekës për stilistin e njohur Giorgio Armani, i cili ndërroi jetë të mërkurën. Të pranishmit në Pallatin e Kinemasë nderuan me duartrokitje të gjata figurën e tij në skenën e artit dhe modës botërore.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika