Fati i zgjedhjeve në veri vendoset këtë javë

Brenda dy apo tre ditësh pritet të merret një vendim rreth zgjedhjeve në katër komunat veriore, pas thirrjeve për shtyrjen e tyre për shkak të situatës së tensionuar atje. Ky ka qenë paralajmërimi që ka bërë presidentja Vjosa Osmani gjatë ditës. Ajo ka thënë se pas vlerësimeve të organeve të sigurisë dhe KQZ-së, partitë politike do të ftohen për konsultime, përfshirë edhe Listën Serbe. Ndërsa në anën tjetër, zyrtarët e KQZ-së në veri refuzojnë të punojnë për organizimin e zgjedhjeve për shkak të mungesës së sigurisë

Mitrovica e Veriut





Fati i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore pritet të kuptohet brenda kësaj jave.

Kaq kohë nevojitet, sipas presidentes Vjosa Osmani, për të vendosur pas pengimit të organizimit të këtij procesi përmes incidenteve të armatosura në Mitrovicë dhe Zubin Potok ditëve të fundit.

“Këto janë vlerësime që bëhen nga institucionet e sigurisë në baza ditore megjithatë tani na duhen edhe më shpesh për shkak të zhvillimeve kështu që në momentin që ta marrë raportin e plotë do të kemi pasqyrë edhe më të qartë sa i përket çështjes së zgjedhjeve”, ka deklaruar Vjosa Osmani.

Një takim me disa prej institucioneve të sigurisë, udhëheqësja e shtetit ka zhvilluar edhe pasditen së enjtes.

Gjendja e sigurisë në komunat veriore vlerësohet e rrezikshme, andaj janë bërë shumë thirrje që zgjedhjet të shtyhen.

Mirëpo, legjislacioni i Kosovës nuk parasheh një mundësi të tillë. Andaj, në këtë situatë veprohet sipas kritereve të Komisionit të Venecias.

Ky komision kërkon që pas vlerësimeve të institucioneve të sigurisë dhe KQZ-së, presidentja të konsultojë subjektet politike dhe më pas të merret një vendim.

“Në qoftë se ka konsensus, një shumicë dërrmuese e partive politike që marrin pjesë në konsultime atëherë ky do të jetë një vendim i përbashkët. Pra, kështu është pak a shumë procedura dhe besoj që në dy tri ditët në vijim gjithçka do të qartësohet”, ka thwnw ajo.

Ftesë për një takim të tillë do t’i dërgohet edhe Listës Serbe, e cila ka bojkotuar zgjedhjet.

Por, Osmani nuk është fort optimiste për reflektimin e këtij subjekti politik.

“Si rregull në këto konsultime unë i ftoj të gjitha partitë që janë të përfaqësuara në parlament edhe në qoftë se e kanë vetëm një deputet dhe përveç kësaj ftohet të gjitha ato parti që janë të regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje. Do të ftohen, a do të marrin pjesë, është çështja e tyre”, ka deklaruar ajo.

Mirëpo, komisionet komunale të zgjedhjeve në veri hezitojnë të organizojnë zgjedhjet për shkak të mungesës së sigurisë.

Anëtarë të KQZ-së kërkuan në mbledhjen së enjtes që të bëhet zëvendësimi i këtyre zyrtarëve.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika