“Fatkeqësi çfarë po ndodhë me kultivimin e muzikës sot”

Artisti, Arbër Krasniqi thekson se më parë media ka luajtur një rol në emancipimin e shijës muzikore, teksa tani me përdorimin e YouTube-s është krijuar një “banalitet i llojit të vet”, siç e cilëson ai

I ftuar në emisionin “Super trend” me Drilona Shalën ishte këngëtari Arbër Krasniqi, i cili njëkohësisht është edhe mësimdhënës.

Krasniqi me anë të interpretimit fantastik të disa këngëve live, promovoi stilin e tij muzikor dhe llojin e muzikës që ai pëlqen.

Lidhur me shumicën nga muzika e sotme, Krasniqi nuk pati komente të mira, duke e cilësuar si fatkeqësi atë që po ndodh me kultivimin e muzikës sot.

Ai thekson se më parë media ka luajtur një rol në emancipimin e shijës muzikore, teksa tani me përdorimin e YouTube-s është krijuar një “banalitet i llojit të vet”, siç e cilëson ai.

Krasniqi deklaron se fëmijët janë viktima të skenës muzikore tash, pasi nuk ka asnjë cenzurë.

“Nuk ka kurrfarë cenzure. Fëmija i klasës së tretë, katërt i këndon këngët më të pista.”

Lidhur me sistemin e mësimdhënies, Krasniqi si arsimtar deklaroi se është system me problem, pasi Kosova ka marrë sistemin finlandez dhe po tenton ta përshtatë. Sipas tij, do të ishte dashur që kurrikula e viteve 90të të mirret si bazë, pasi thekson se nuk ka qenë e mirë, por ajo do të duhej të avancohej.