Mozziku ka publikuar në orët e para të së premtes projektin e tij më të ri.

Kënga titullohet “Fatkeqësi” dhe është e realizuar me videoklip.

Tekstin e ka shkruar vet reperi, derisa për anën vizuale është angazhuar produksioni Sekuencë që e ka xhiruar videon muzikore.

Pjesë e videoklipit është edhe Efi Dhedhes, e cila ishte pjesë e Big Brother Vip Albania këtë vit.

Mozzik është këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur.

Është shumë i ri në moshë, mirëpo Gramoz Aliu apo siç njihet për publikun ‘Mozzik’, është njëri ndër kengetaret shqiptar më energjik ne rrymen e muzikes bashkekohore.