Kandidati për deputet nga NISMA, Gani BajraktarI ka thënë se dy arsyejet kryesore se pse duhet votuar partia NISMA në zgjedhjet e 9 shkurtit, do të jetë pasi brenda saj ka kandidat që iu flasin veprat e jo fjalët.

Bajraktari ka rënditur të bëmat e ish ministrit, Fatmir Limaj ku gjatë periudhës si minister ka menaxhuar projektet si ndërtimi I aeroportit të Prishtinës, autostradave drejt Shkupit e Tiranës si dhe rrugët e asfaltuara në tërë territorin e vendit.

Sipas Bajraktarit, me Ramush Haradinaj, kryeministër Kosova do të jetë anëtare e NATO-s. “ Ne kemi njerëz që kemi vepra. Duhet të iiu besojmë njerëzve që kanë vepra. Ne nuk kemi asnjë arsyeje që mos ti besojmë se Kosovën do ta ndërtojë mire, Fatmir Limaj. Pasi që ai ka vepra, ai ka dëshmi. Të gjitha rrugët janë të shtruara e punuara nën menaxhimin e ministrit Limaj. Edhe airoportin e pRISHTINëS, I cili ishte kotec pulash. Por edhe autostrada e Shkupit dhe Tiranës, janë të punuara nga ky. Pse mos ti be besojmë këtij njeriu se ky do ta bëjë zhvillimin e Kosovës. Pse mos ti besojmë Ramush Haradinaj, I cili është vetsakrifiku me dy vëllezër të vrarë, e tjerë plagosur I cili ka sjellur lirinë e Kosovës, dhe e ka bërë ushtrinë e Kosovës, në kohën e tij. Pse mos ti besojmë atij, a ka arsyeje se do ta fus Kosovën në NATO. Ai ka kontakte dhe jorastësisht ishte musafgir në inaugurimin e Trumpin. Qytetar I Kosovës duhet të I shoh listen e jo shtëpinë. Duhet të I shihni banorët e atyre shtëpisë. Tek NISMA ka kualitet dhe ka përfaqësues tek të gjitha lëmitë e mundshme të jetës”, ka thënë Bajraktari.