I burgosuri në rastin e Grupit të Kumanovës, ka dërguar një letër për krerët e shtetit të Kosovës

Një nga pjesëtarët e Grupit të Kumanovës, Fatmir Reçica, i cili është i burgosur në burgun e Idrizovës në Maqedoninë e Veriut u ka dërguar një letër publike krerëve të shtetit të Kosovës, duke u kërkuar që bashkëluftëtarin e tyre ta pajisin me dokumentacionin e nevojshme për ta ekstraduar në Republikën e Kosovës

Pjesëtari i Grupit të Kumanovës, Fatmir Reçica

Pjesëtari i Grupit të Kumanovës, Fatmir Reçica, i cili është i burgosur në burgun e Idrizovës në Maqedoninë e Veriut ka dërguar një letër publike krerëve të shtetit të Kosovës.

Reçica ka kërkuar nga  presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës , Albin Kurti, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministri i Punëve te Brendshme,  Xhelal Sveçla që bashkëluftëtarin e tyre ta pajisin me dokumentacionin e nevojshme për ta ekstraduar në Republikën e Kosovës.

“Enver Hoxha-Klein ta marrin në konsideratë dhe me një dekret të veçantë t’ia mundësojnë pajisjen me dokumentet e Republikës së Kosovës, për të cilën derdhi gjakun në Betejën e Kosharës”, shkruhet në letrën e tij.

“Ne si bashkëluftëtarë të Enverit, apelojmë te Presidentja dhe Kryeministri që Enverin mos ta ndajnë nga ne, sepse Enveri është vetë Kosova”.

“Enveri është liria juaj që ju sot po e gëzoni dhe ju si krerë të shtetit tonë, e keni obligim moral e kombëtar që Enverin ta ekstradoni së bashku me të gjithë ne ,në shtetin e Kosovës, themelet e të cilit janë vendosur me gjakun e Enverit dhe shumë prej neve”.

“Enverit i takon shtetësia e Kosovës, e ju jeni duke ia mohuar, andaj mos hezitoni që me një vendim të posaçëm, Enverit t’ia jepni shtetësinë e Kosovës dhe të ekstradohet së bashku me ne në Kosovë”, ka shtuar ai.

Tutje, Reçica ka sqaruar se Republika e Kosovës, në ditët në vijim, do ta pajisë Grupin e Kumanovës me dokumentacionin e nevojshme për ekstradimin e tyre në Repubikën e Kosovës.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika