Fatmir Xhelili publikon dëshminë e donacionit për UÇK-në nga BIK-u gjatë vitit ’99

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Xhelili, ka treguar disa dokumente që dëshmojnë se Bashkësia Islame e Kosovës ka dhuruar shuma të mëdha parash për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës

Ish-deputeti i PDK-së, Fatmir Xhelili

Ish-deputeti i PDK-së, Fatmir Xhelili, ka publikuar dëshmi se Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka dhuruar disa shuma parash për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës( UÇK) në vitin 1999.

Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook, ka thënë se kryetari i BIK-ut, Naim Tërnava, në janar të vitit 1999 i ka dhënë UÇK-së 50 mijë marka.

“Udhëheqja e BIK-ut na ka ndihmuar në vazhdimësi. Naim Tërnava edhe në dy raste tjera më ka dhanë të holla, një herë 27.000 DM dhe një herë 5.000 DM. Këto mjete financiare kanë qenë shumë domethënëse e në kohë shumë të rëndësishme për UÇK-në, për çka kam qenë dhe jam shumë falënderues për udhëheqjen e BIK-ut dhe Naim Tërnavën”, ka shkruar ai.

Dëshmi e publikuar nga ish-deputeti i PDK-së, Fatmir Xhelili të vitit 1999.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika