Faton Peci fiton Mitrovicën e Jugut, Tahiri i PDK-së e uron

Faton Peci nga VV dhe Guxo ka fituar zgjedhjet në Mitrovicën e Jugut me mbi 2 mijë vota më shumë se kandidati i PDK-së, Arian Tahiri, i cili e uroi për fitoren. Festimet nisën menjëherë pas shpalljes së rezultateve, e atje u kthye Albin Kurti për fitore, meqenëse edhe gjatë ditës qëndroi në këtë komunë

Aq fortë u gëzuan sa që edhe në mes të fjalimit ia nisën festës.

Fitorja e Faton Pecit në komunën e Mitrovicës Jugore u prit në këtë formë nga përkrahësit e Vetëvendosjes e Guxo-s.

Me mbi 2 mijë vota më shumë se Arian Tahiri i PDK-së, Peci e Kurti e shpallën fitoren e iu drejtuan mitrovicasëve.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti e gëzoi edhe një fakt tjetër, ngritja e VV-së në zgjedhje lokale.

Ndërsa, kundër kandidati i tij, Arian Tahiri e uroi menjëherë Faton Pecin për fitoren.

Gjatë ditës në Mitrovicën e Jugut pati dalje pothuajse njëjtë si në raundin e parë të zgjedhje, gjithsej 33,359 qytetarë.

Parregullsi apo vepra penale gjatë procesit të votimit nuk janë raportuar e nisja e përfundimi i tij kanë qenë në kohë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika