Faton Shoshi po rikthehet në estradën shqiptare

Menaxheri i shumë këngëtarëve të njohur shqiptarë, Faton Shoshi pas një pauze të gjatë po rikthet prapë për të qenë pjesë e shoubizit

Faton Shoshi

Faton Shoshi për vite me rradhë ishte një ndër emrat më të përfolur të estradës shqptare. Vite me rresht ai ka menaxhuar me sukses këngëtarë kosovarë.

Emri i tij është përmendur si ndryshim i lojës në shoubiz.

Me këtë epitet, menaxheri i njohur ka qenë i përmendur në publik, pasi ka menaxhuar karriera të suksesshme muzikore, siç ka qenë ajo e Ledrit dhe Era Istrefit.

Pas një pauze të gjatë Faton Shoshi është duke u rikthyer prapë dhe këtë e ka konfirmuar menaxheri tjetër kosovar, Jetmir Agaj, i cili në fotografinë e hedhur në Instastory ka shkruar “A jeni gati?”.

Detaje më të hollësishme ende nuk jnaë zbuluar.