Fatos Geci reagon pas deklarimit të Gani Gecit: Mjaft me spekulime, fjalimin e kam shkruar vetë

Deklaratat e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, për ish-presidentin Hashim Thaçi kanë vazhduar të prodhojnë reagime.

Pas deklaraimeve të ish-deputetit të LDK-së, Gani Geci, se fjalimi i tij në Kuvend ishte i shkruar një deputet tjetër brenda Vetëvendosjes, ka ardhur edhe reagimi i vetë Fatos Gecit.

Ai i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke theksuar se deklaratat e tij kanë qenë plotësisht personale dhe të shkruara në mënyrë spontane.

“Mjafte më spekulime. Unë i kam shkruar vetë ato fjali në mënyrë spontane, në momentin kur deputeti i PDK-së tha se po friksohemi nga Thaçi. Jepini fund këtyre lojërave”, ka shkruar Geci në Facebook.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika