Faturat e larta të energjisë elektrike, flet Rashiti nga KESCO

Margarita Rashiti, nga KESCO, në studion e emisonit "Rreth e Rrotull" në RTV Dukagjini, ka diskutuar rreth faturave të larta të energjisë elektrike

Margarita Rashiti nga KESCO

Margarita Rashiti nga KESCO, në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, për faturat e larta të energjisë elektrike ka thënë se tashmë konsumatorët i ndiejnë më shumë këto ngritje.

“Është shpenzim i gjithsecilit që duhet të paguajnë çdo shpenzim. Njëjtë ndodh edhe në markete të ndryshme, nëse muajin e kaluar ke blerë diçka me 50 euro, do të thotë se muajin e kaluar blen diçka më shumë, por nuk kushton 50 euro, kështu që është i njëjti kalkulim me energjinë elektrike”, ka thënë Rashiti.

Rashiti ka thënë se ulja e temperaturave në muajin dhjetor e bën të vetën që qytetarët të shpenzojnë më shumë energji elektrike.

“Për më tepër, shto faktin se shumica e konsumatorëve ngrohen me energji elektrike…Deri më tani që po flasim, leximi ka përfunduar diku rreth 400 mijë konsumatorë dhe vetëm 14 për qind e këtyre konsumatorëve kanë paguar mbi 100 euro, pjesa tjetër është nën 100”, ka thënë ajo, duke shtuar se e gjitha varet se sa shpenzon.

Sipas saj, tarifat e vitit 2021 nuk kanë pasur bllok tarifë, tarifa e lartë ka qenë 6.75 centë dhe tarifa e ulët ka qenë 2.89 centë.

“Tarifat e vitit 2021 nuk kanë pasur bllok tarifë, tarifa e lartë ka qenë 6.75 centë dhe tarifa e ulët ka qenë 2.89 centë. Në shkurt të vitit 2022, ZRrE-ja ka vendosur të ketë bllok tarifë, përveç bllok tarifës, ata që shpenzojnë nën 800 kilovatë, përsëri i kanë pasë çmimet e njëjta…Me vendimin e njëjtë që është marrë më 30 mars 2023 dhe kanë hyrë në fuqi më 1 prill të po këtij viti, të gjitha këto tarifa, përfshirë dhe bllok tarifën, bllokun e parë dhe të dytin, janë rritur për 15 për qind…”, ka thënë tutje Rashiti.

Për më shumë, mund ta shikoni videon më poshtë:

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika