Betim Fazliji, mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, ka thënë se ndjehet i emocionuar pas transferimit te klubi gjerman, St Pauli.

Kjo lëvizje në klubin gjerman, Fazlijin e ka bërë shumë të lumtur dhe si shprehet ai mezi pret të filloi në ekipin e ri, raporton Telegrafi, transmeton Portali Dukagjini.

“Jam shumë i emocionuar për sfidën e re në St. Pauli”, ka thënë Betim Fazliji.

“Kalimi në Hamburg dhe një ligë e re është një hap i madh për mua pas tetë vitesh në St. Gallen, por klubi paraqiti një plan shumë të mirë”.

Futbollisti 23-vjeçar ka shtuar se stili i lojës aktive i përshtatet dhe mezi pret të bëhet pjesë e një ekipi të ri. Ndër të tjerash ai tha se do të donte të kontribuonte në suksesin e tyre kolektiv.

Betim Fazliji transferohet te St Pauli