FBK-ja paralajmëron klubet: Ndalohet duhani dhe alkooli në palestra

Federata e Basketbollit të Kosovës ka paralajmëruar të hënën klubet për mosrespektim të ligjit në disa ndeshje.

Sipas njoftimit të FBK-së, gjatë disa takimeve është vërejtur konsumim i duhanit, përfshirë cigaret elektronike dhe “vape”, si dhe i pijeve alkoolike brenda palestrave sportive, gjë që është në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Federata ka rikujtuar se në të gjitha hapësirat e mbyllura të palestrave ndalohet rreptësisht konsumimi i duhanit, futja, shitja dhe konsumimi i pijeve alkoolike.

“Rikujtojmë se, sipas ligjeve në fuqi, në të gjitha hapësirat e brendshme të palestrave sportive ndalohet rreptësisht konsumimi i duhanit, përfshirë cigaret elektronike apo ‘vape’; futja, konsumimi dhe shitja e pijeve alkoolike. Këto rregulla vlejnë për të gjitha ndeshjet dhe aktivitetet zyrtare të FBK-së dhe janë obligative për të gjitha klubet organizatore. Kërkojmë që këto rregulla të zbatohen në mënyrë rigoroze”, thuhet në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika