FBK ndëshkon edhe një gjyqtar tjetër, por detyrohet të tërheqë dënimet?

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) po përballet me një krizë, për shkak të numrit të vogël të gjyqtarëve me përvojë, çka shihet se ka ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e garave dhe menaxhimin e ndeshjeve në Superligë.​

Gjatë këtij sezoni, FBK-ja ka marrë masa disiplinore ndaj disa gjyqtarëve për gabime në ndeshjet e Superligës, përfshirë edhe ata me përvojë si Artan Gashi dhe Elldin Uglari. Këto dënime kanë përfshirë pezullime për disa ndeshje, duke e thelluar edhe më tej mungesën e gjyqtarëve të kualifikuar.​

Së fundmi, është raportuar se edhe gjyqtari me përvojë Visar Bunjaku, i cili sapo është licencuar si Instruktor i Gjyqtarëve nga FIBA, është dënuar nga FBK-ja. Ky dënim ka ngushtuar më tej mundësitë për caktimin e gjyqtarëve në ndeshjet e ardhshme.​

Për të adresuar këtë situatë emergjente, sipas burimeve të AsistiOnline.com, FBK-ja ka vendosur të heqë dënimet për gjyqtarët me përvojë dhe t’i delegojë ata për ndeshjet e xhiros së 25-të, duke reflektuar mungesën e alternativave cilësore.

Vendimi i fundit i Komisionit të Garave për dënim të gjytarëve ishte ai për duelin: Peja – Vëllaznimi, ku -Elldin Uglari, gjyqtar kryesor i ndeshjes ishte ndëshkuar me tri ndeshje mos delegim në tempon e kampionatit. Genc Vitaku, gjyqtar i parë i ndeshjes ishte ndëshkuar me tri ndeshje mos delegim në tempon
e kampionatit, si dhe Arian Kera, gjyqtar i dytë i ndeshjes ishte ndëshkuar me katër ndeshje mos delegim në tempon e kampionatit​

AsistiOnline.com ka tentuar të kontaktojë me Komesarin e Garave, Faton Kurshumlija, për të marrë një sqarim lidhur me heqjen e dënimeve për gjyqtarët e tjerë dhe dënimin e fundit të Visar Bunjakut, por deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Sipas burimeve të AsistiOnline.com, Bunjaku është dënuar lidhur me duelin e xhiros së fundit nga vikendi i kaluar, Trepça – Vëllaznimi.​

Kjo situatë është një sinjal alarmi për FBK-në, e cila duhet të ndërmarrë hapa konkretë për rritjen e numrit dhe cilësisë së gjyqtarëve në vend, për të siguruar integritetin dhe cilësinë e garave në basketbollin kosovar.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika