FBK “varfërohet”, nuk i ka paguar gjyqtarët qe katër muaj

Federata e Basketbollit të Kosovës ka katër muaj që nuk i ka paguar gjyqtarët e basketbollit. Sekretarja e FBK-së, Elvira Dushku e ka arsyetuar këtë me probleme financiare që përballen në muajt e parë të vitit dhe ka treguar që problemi shpejt do të zgjidhet

Jo rrallëherë kritikohen për vendimet e tyre.

Pothuajse në fundin e çdo ndeshje, bëhen cak i sulmeve e akuzave nga akterët e ekipeve.

Megjithatë, për punën që e bëjnë, gjyqtarët e basketbollit nuk kanë marrë paga qe katër muaj.

Mosekzekutimin e pagesave për ndarësit e drejtësisë e ka arsyetuar sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku.

Arsyeja e vonesës në ekzekutimin e pagesave për personat zyrtarë të ndeshjeve, nga muaji dhjetor e deri më tani, lidhet me vonesat në të hyrat e Federatës për këtë periudhë. Kjo situatë ishte parashikuar dhe është komunikuar në takimet e fundit me Shoqatën e Gjyqtarëve të FBK-së“.

Dushku thekson se çdo vit FBK përballet me një krizë financiare në tre muajt e parë të vitit.

Si çdo vit, Federata e Basketbollit të Kosovës përballet me një mungesë të përkohshme të të hyrave gjatë tre muajve të parë të vitit, për shkak se financimi nga institucionet shtetërore dhe sponsorët aktivizohet më vonë. Sponsorët zakonisht përmbyllin procesin e deklarimeve shtetërore në këtë periudhë dhe kontratat e reja nënshkruhen nga muaji prill e tutje. Nga ana tjetër, Memorandumi i Bashkëpunimit me MKRS-në për vitin 2025 pritet të nënshkruhet brenda këtyre ditëve”, ka thënë Dushku.

Sipas saj, obligimet financiaret për gjyqtarët dhe zyrtarët e ndeshjeve do të kryhen gjatë muajit mars.

“Federata e Basketbollit të Kosovës do të kryejë të gjitha obligimet financiare ndaj personave zyrtarë të ndeshjeve gjatë muajit mars. Duhet theksuar se, në kuadër të 20 ligave të organizuara nga FBK-ja, Federata mbulon rreth 80% të shpenzimeve për personat zyrtarë, si dhe për Ligën Unike në të dyja konkurrencat“,

Televizioni Dukagjini ka kontaktuar edhe me kryetarin e Shoqatës së Gjyqtarëve të Basketbollit të Kosovës, Artan Gashi, por ai nuk ka qenë i qasshëm të martën në telefon.

Një gjyqtar në Superligë në kategorinë e meshkujve paguhet 140 euro për ndeshje. Në Ligën e Parë merr 40 euro për ndeshje, ndërsa në Ligën e Dytë 35 euro. Në Superligën e femrave paguhet 50 euro për ndeshje, kurse në Ligën e Parë 40 euro.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika