FC Prishtina nuk do ta votojë draft-statutin e propozuar nga FFK

Pas klubit nga Gjilani, Fc Drita, Trepçës të cilat e kanë kundërshtuar draft-statutin e Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), këtë e ka bërë edhe klubi i Prishtinës.

Klubi futbollistik “FC Prishtina”, ka njoftuar se nuk do ta votojë draft-statutin e propozuar nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Në komunikatën e tyre klubi prishtinas i ka renditur arsyet e mospërkrahjes draft-statutin e FFK-së.

Gjashtë arsyet e dhëna nga FC Prishtina, janë:

  1. Mangësitë e shumta dhe futja e neneve në këtë draft-statut, kryekëput për të mbajtur në funksion zyrtarët aktual të FFK-së duke përjashtuar mundësinë e çfarëdo ndryshimi në struktura udhëheqëse të FFK-së për afate tejet të gjata. Pjesa më e madhe e komenteve janë shpërndarë nga klubet tjera dhe nuk dëshirojmë t’i përsërisim.
  2. I gjithë procesi i përgatitjes dhe draftimit është karakterizuar me parregullsi, mungesë transparence, si dhe mungesë të konsultimeve me klube. Ne fakt, është krejt e paqartë kush e ka draftuar këtë statut dhe kush e ka caktuar “grupin e punës”, i cili e ka përgatitur këtë draft duke mos konsultuar për asnjë moment përfaqësuesit e klubeve e në këtë rast edhe FC Prishtinën.
  3. Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, njërën nga arsyet për mos licencim të FFK-së i përmend parregullsitë në organizimin e Kuvendit te kaluar të Federatës. Në vend të përmirësimit të gabimeve të së kaluarës, FFK vazhdon me organizim të një Kuvendi tjetër, duke vazhduar me parregullsi sikurse në të kaluarën. Kjo na bën me dije se gjasat për tejkalim të situatës dhe licencimit te FFK nga ana MKRS janë minimale, për të mos thënë nuk ekzistojnë.
  4. Në fakt, FC Prishtina konsideron se ky statut është problemi më i vogël me të cilin është duke u ballafaquar futbolli kosovar aktualisht. Mos-licencimi i FFK-së ka sjellë si pasojë pamundësinë e realizimit të së drejtës për përfitim nga ligji për sponsorizim që është impakti me pozitiv në futbollin kosovar që nga ndërkombëtarizimi i futbollit tonë në UEFA dhe FIFA.
  5. Komitetit Ekzekutiv i FFK në vend së të ndërmarrë hapa urgjent për të zgjidhur këtë situatë në mënyrë që të evitojë bankrotimin total të klubeve tona, merret me përpjekje për kontrabandim të një statuti, i cili në mendjen e tyre u siguron funksione të përjetshme, përfitime materiale të pafundme e shumë pak punë siç kanë bërë deri më tash.
  6. Si përfundim, FC Prishtina asnjëherë nuk do të përligjë me votën e saj shkatërrimin që është duke ju bërë këtij sektori nga ana FFK-së, e cila është federata e vetme në botë, e cila e fokuson energjinë në luftimin e klubeve të cilat i përfaqëson. FC Prishtina nuk do të pajtohet asnjëherë që të tregtojë ardhmërinë e gjeneratave të fëmijëve tanë, për të mbajtur në funksion njerëz që vizionin e vetëm për zhvillim dhe përparim të futbollit e kanë zhvatjen dhe përfitimin e parave në kurriz të perspektivës së fëmijëve dhe të rinjve kosovarë që e duan futbollin dhe duan të rriten në ambient të shëndetshëm, të rrethuar shpresa për sukses.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika