Rrugëtim i ri, me synime të qarta.

FC Suhareka ka nisur gjatë ditës së sotme përgatijet për sezonin 2023/2024.

Në ambientet e stadiumit “Boka” skuadra ka zhvilluar stërvitjen e parë.

Të pranishëm aty ishin, kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe kryetari i klubit, Rrustem Aliaj.

No description available.

Në krye me trajnerin, Granit Begolli, kjo skuadër synon inkuadrimin në Superligë.

Për trajnerin e ri, kjo është skuadra e katërt që drejton, teksa paraprakisht u shpall kampion i Ligës së Parë, Grupi A, me Feronikelin 74.