FC Suhareka po pengohet ta shfrytëzojë stadiumin e qytetit që menaxhohet nga FC Ballkani
Skuadra e Suharekës që garon në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi A, mund të stërvitet vetëm dy herë në javë në stadiumin e qytetit dhe të zhvillojë ndeshje kampionale. Këtë vendim e ka marr klubi i Ballkanit, që e ka në shfrytëzium stadiumin i cili i është dhënë nga Asamblistët e Kuvendit […]
Skuadra e Suharekës që garon në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi A, mund të stërvitet vetëm dy herë në javë në stadiumin e qytetit dhe të zhvillojë ndeshje kampionale.
Këtë vendim e ka marr klubi i Ballkanit, që e ka në shfrytëzium stadiumin i cili i është dhënë nga Asamblistët e Kuvendit Komunal të Suharekës. Stadiumi është në pronësi të Komunës. Me oraret e stërvitjeve që caktohen nga Ballkani, nuk po pajtohen drejtuesit e Suharekës, të cilët po detyrohen që ekipin ta dërgojnë në Korishë të Prizrenit për ti kryer përgatitjet, e që realisht kushtet janë jo të mira. Një pjesë e fushës është mbuluar nga dheu që ka rrëshqitur.
Për këtë fushë që nuk plotëson kushtet, Suhareka paguaan për tu stërvitur. Drejtori sportiv i Suharekës, Lulzim Kolgeci, ka thënë për RTV Dukagjinin se po përballen me telashe infrastrukturore që nga dita e parë. “Terreni është shumë i rënduar në Korishë, është shumë i fortë dhe kemi frikë për lëndime të lojtarëve. Për kushtet se si janë, po shihet dheu se ku ka hyrë. Që shtatë muaj ne nuk kemi fushë dhe ushtrojmë këtu dhe ndeshjet i zhvillojmë në Suharekë.
Ballkani na lejon që me i bë dy seanca stërvitore para ndeshjes. Ne jemi të detyruar që ti bartim pajisjet nga Korisha në Suharekë”, tha Golgeci.
Sipas tij, stadiumi është i qytetit dhe duhet të gjindet një zgjiedhje. “Ne kemi bërë kërkesë, por Ballkani arsyetohet se kanë shumë grupmosha, ekipi i parë, U21 etj.
Ne shpresojmë me gjet një zgjidhje, siç e kanë gjetur Ferizaj me Dinamon, Drita me Gjilanin, Liria me Prizrenin. Stadiumi është i qytetit”, tha ai.
Kolgeci tregon se shkaku i kushteve, ende nuk kanë mundur ta formojnë ekipin U21, por as grupmoshat e reja. Ai kërkon nga Komuna që të paktën të ndajnë një parcelë ku vet klubi do të investonte. Dukagjini ka provuar të marr edhe një përgjigje nga klubi i Ballkanit, por menaxheri Idriz Hajrizi dhe kordinatori i shkollës së futbollit, Dirton Mamaj, kanë zgjedhur heshtjen për këtë temë, duke mos gjetur kohë të enjten që të flasin.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka treguar se cështja e stadiumit të qytetit është punë e kryer dhe se Ballkani e ka në shfrytëzim edhe për rreth pesë vjet.
“Në aspketin ligjor, kontrata në fuqi vendos, sepse është titullar i asaj prone që e ka marr përmes Asamblesë Komunale. Kryetari i Komunës as nuk jep, e as nuk merr prona, por pronat i jep Asamblea Komunale. Si do qoftë, ne do të mundohemi me e gjet një gjuhë të përbashkët mes Ballkanit dhe Suharekës që të mirren vesh që të vazhdojnë garat dhe të vazhdojnë stërvitjet”, tha kryetari i Komunës së Suharekës. Muharremaj ka zbuluar se është duke punuar me të gjithë që sa më shpejt që të jetë e mundur ta nisin ndërtimin e një stadiumi të ri që do ti zgjidhte të gjitha problemet. I shqetësuar me situatën e krijuar është edhe trajneri i Suharekës, Arsim Thaqi.
Ai mendon se Suhareka meriton më shumë hapësirë në stadiumin e qytetit. Suhareka është klub që është themeluar në vitin e kaluar, duke e blerë emrin nga AN. Qysh në ecidionin e parë, synon futjen në Superligë. Është edhe në cerekfinale të Kupës së Kosovës.
KRONIKA E PLOTË:















