Federata e Golfit të Kosovës, është bërë anëtarja më e re e “Eurpean Golf Association”. Sipas njoftimit pro anëtarësimit kanë votuar shumica absolute e shteteve të Evropës.

Nga viti i ardhshëm Kosova pritet të jetë pjesëmarrëse në garat evropiane të golfit.

“Federata e Golfit e Kosovës është përkrahur nga shumica absolute e shteteve Evropiane dhe është anëtarja më e re e European Golf Association. Nga sot fillon një etapë e re e historisë së golfit të Kosovës dhe nga viti i ardhshëm Kosova do jetë pjesëmarrëse në garat evropiane të golfit”, thuhet në njoftim.

Federata e Golfit e Kosovës i ka falënderuar të  “gjitha delegacionet të cilat zgjodhën vendimin e drejtë dhe demokratik për ta pranuar Kosovën si shtetin e 50-të në gjirin e saj”.

Federata e Golfit do të mbajë një konferencë këtë të enjte ku do jepen detaje të tjera.