Federata e Futbollit e Izraelit ka reaguar ndaj deklaratave të selektorit të Irlandës, Heimir Hallgrimsson, duke e akuzuar atë për “injorancë, hipokrizi dhe budallallëk”.
Hallgrimsson, gjatë publikimit të listës së lojtarëve për ndeshjet e Ligës së Kombeve, kishte deklaruar: “Ne nuk po luajmë me gjenocidin, ne po luajmë kundër gjenocidit. Ne po luajmë kundër Izraelit, nuk po luajmë me Izraelin”.
Në Irlandë ka pasur thirrje nga figura të ndryshme publike dhe të futbollit për bojkotimin e ndeshjeve ndaj Izraelit, në kontekstin e luftës në Gaza.
Irlanda fillimisht do të përballet me Kosovën të enjten, ndërsa më pas do të luajë ndaj Izraelit në terren neutral në Hungari.
Ndeshja tjetër mes Irlandës dhe Izraelit është paraparë të zhvillohet më 4 tetor në Baçka Topola të Serbisë, pa praninë e shikuesve.