Fehmi Ferati për Kurtin: Ka kuptuar që qëndrimet e tij radikale nuk e sjellin në pushtet, natyrisht që ka ndryshuar

Fehmi Ferati, ish-kandidat i VV-së për kryetar të Mitrovicës, ka thënë se Kurti ka ndryshuar nga koha kur ishte në opozitë dhe këtë e ka pranuar vetë, ndërsa sipas analistit, Vehbi Kajtazi, marrëveshja për energjinë të cilën Kryeministri Kurti ka përshëndetur të martën është përgjigjja e pyetjes se a ka ndryshuar "Kurti i Opozitës"

Fehmi Ferati, ish-kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës thotë se Kurti ka ndryshuar nga koha kur ishte në opozitë dhe këtë e ka pranuar vetë. Një përgjigje e tillë nxiti reagimin e Dardan Gashit, analist, duke thënë se një përgjigje e tillë nuk është thënë nga Kurti asnjëherë.

Ndër të tjera, Ferati ka thënë se gjithsecili varësisht nga kushtet ndryshon dhe se “Kurti ka kuptuar që qëndrimet e tij radikale nuk e sjellin në pushtet, natyrisht që ka ndryshu”. Ai ka theksuar se LVV-ja e vërtet nuk arrinte as 15% në fillimet e saj dhe se gjithmonë është përballur me presionin e shoqërisë.

Gjithsesi, Kajtazi ka vazhduar të ngulë këmbë se Kurti ka ardhur në pushtet nga kauzat e rrejshme të tij dhe se deri tani, i ka dhënë shuplakë secilës kauzë që dikur ka kundërshtuar.

Vehbi Kajtazi ka quajtur Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, “mashtrues” dhe “tradhëtar të kombit” për vendimet të cilat sipas tij, i ka vendosur vet.

I ftuar në “Debat Plus”, gazetari nga “Paparaci”  në pyetjen se sa ka ndryshuar Kryeministri i tanishëm nga “Kurti në Opozitë” në “Kurtin në Qeveri”, ka thënë se përgjigjen mund t’a gjejmë në nënshkrimin e marrëveshjes së djeshme lidhur me energjinë e cila sipas tij, ishte e duhur.

“Në dimrin e ardhshëm, ka gjasa që 1 megavat energji të arrijë deri në 500 euro edhe sa ish detyru shteti i Kosoës të paguaj sa që kjo ndërmarrje publike do të falimentonte. Si marrëveshje e shoh të mirë dhe të domosdoshme”, ka thënë Kajtazi.

Sipas Kajtazit, krimi i elektroserverit i ka dhënë një autonomi qytetarëve të veriut duke i mundësuar një autonomi nga sistemi energjik.

Përgjigja e ndryshimit të “Kurtit të opozitës” dhe “Kurtit të Qeverisë” sipas Kajtazit është e qartë.

“Ai nuk është Albin Kurti me të cilin ka ardhur në pushtet. Ka mbërri një marrëveshje për të cilën dikur të tjerët i quante tradhëtar, të tillë i ka konsideruar ata që e nënshkruanin dikur”, ka thënë ai duke theksuar se gjersa Kurti qëndronte në opozitë, kishte lënduar fizikisht pushtetarët që mbështetnin marrëveshjen.

Lidhur me “Elektroserverin”, Kurti në vitin 2018 kishte thënë se nuk duhej të pranohej, ndërsa tani, në vitin 2022 kishte thënë se është marrëveshje e mirë.

Marrëveshjen të cilën e kishtë kundërshtuar ndër vite kryeministri Albin Kurti, e ka përshëndetur të martën, kur edhe është nënshkruar nga zëvendësi i tij, Besnik Bislimi.

Kurti në vitin 2018 ,“Elektroserveri” nuk duhet të pranohet, ndërsa në vitin 2022 thotë se është marrëveshje e mirë

 

Shija e redaktorit

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

ASK: Mbi 1 milion e 420 mijë qytetarë të regjistruar...

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 1 milion e 420 mijë...

Të fundit nga rubrika