Fejza: Nuk është luftë ndaj Albulena Haxhiut, është ndaj të gjitha grave
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka thënë se ka pasur ofendimeve seksiste dhe misogjene ndaj Albulena Haxhiut, kandidates për kryetare të Kuvendit. Fejza ka theksuar se kjo nuk është një luftë kundër Haxhiut, por një luftë kundër të gjitha grave që angazhohen në politikë. “Është e papranueshme një gjuhë që është përdorur ndaj kandidates […]
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka thënë se ka pasur ofendimeve seksiste dhe misogjene ndaj Albulena Haxhiut, kandidates për kryetare të Kuvendit.
Fejza ka theksuar se kjo nuk është një luftë kundër Haxhiut, por një luftë kundër të gjitha grave që angazhohen në politikë.
“Është e papranueshme një gjuhë që është përdorur ndaj kandidates sonë pr kryetare të Kuvendit. Pra këto dite kemi pa shumë ofendime, të cilat kanë pasur bazë gjinore… në mungesë të kritikave të njëmenda ka pas sulme në baza personale, po ashtu me elemente shume të theksuara seksiste e misogjene… kjo nuk është luftë ndaj Albulena Haxhiu, kjo është një luftë ndaj të gjitha grave”, ka thënë Fejza.















