Fejza: Serbia duhet ta ekstradojë Radojçiqin në Kosovë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arejta Fejza, ka thënë se Serbia duhet të ekstradojë Milan Radojçiqin në Kosovë dhe të marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arejta Fejza, ka deklaruar se ajo që së paku duhet të bëjë Serbia është ekstradimi i Milan Radojçiqit në territorin e Republikës së Kosovës.

“Çka do të duhej të bënte minimalisht, urgjentisht është ekstradimi i Radojçiqit në territorin e Republikës ë Kosovës, që ai t’i përgjigjet drejtësisë. Neve nuk na habit sjellja e Serbisë, ne po e potencojmë si minimumin e kërkesave të cilat duhet ti adresohen Serbisë, sepse ajo duhet të marrë përgjegjësinë edhe mbi atë se çfarë ka ndodhur me sulmin i cili i është bërë Kosovës”, ka deklaruar ajo në emisionin FIVE.

Se a po arrin Kosova t’i bindë ndërkombëtarët që Radojçiq u përpoq ta shpëtonte Serbinë nga përgjegjësia e sulmit terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës, deputetja e LVV-së, ka thënë se “këtë nuk po e arrin vetëm Kosova, por edhe shteti serb me politikën hegjemoniste”.

“Edhe po arrin ta faktojë Kosova edhe po fakton edhe vetë Serbia me veprimet që po i ndërmerr për çdo ditë më atë prej të cilës nuk ka hequr dorë e që janë politikat hegjemone në raport me territorin e Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.

“Serbia është një vend që akoma nuk i ka dorëzuar krimineët e  luftës, Serbia është një vend i cili po strehon terrorist. Prandaj unë besoj që nga ana e institucioneve të Kosovës qartazi është adresuar përgjegjësia për këtë sulm terrorist mirëpo konsideroj që edhe mekanizmat ndërkombëtarë tashmë e kanë të qartë që kemi të bëjnë me një politik agresore në relacion me Kosovën”, ka shtuar ndër të tjera Fejza.

Po ashtu, Fejza ka deklaruar se është e rëndësishme që të njëjtin qëndrim se sulmi i 24 shtatorit në veri ishte terrorist, e kanë mbajtur edhe Bashkimi Evropian edhe SHBA-ja.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika