Fejzullahu: Kemi furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike

Kryetari i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, ka deklaruar se tash për tash nuk ka probleme me furnizim të energjisë elektrike

Ymer Fejzullahu, kryesues i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë

Zhvillimet e fundit kanë ndikuar edhe në fushën e energjisë elektrike. Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Bordit të Rregullatorit të Energjisë Elektrike, Ymer Fejzullahu.

Deputetët e AAK-së, Besnik Tahiri e Bekë Berisha kanë shfaqur shqetësim sa i përket tarifave të energjisë elektrike.

Drejt Fejzullahut janë parashtruar disa pyetje lidhur me ndryshimet e tarifave si dhe zbatimin e marrëveshjes me Serbinë për energjinë.

“Ne kemi përmbyllur një shqyrtim të jashtëzakonshëm në shkurt të këtij viti dhe kemi një furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike dhe po mundohemi njëjtë të jetë edhe vitin e ardhshëm. Me mundësinë që kemi me gjeneratorët vendorë, por edhe me mundësitë që kemi edhe rreth çmimeve dhe sasisë së importit në bazë të tregjeve regjionale. Aktualisht deri më tani nuk janë plotësuar kërkesat dhe kriteret ligjore për një shqyrtim tjetër të jashtëzakonshëm”, ka thënë Fejzullahu.

E sa i përket marrëveshjes me Serbinë për energjinë, është vendosur që komunat me shumicë serbe të paguajnë energjinë elektrike.

“Besoj se ZRRE-ja e ka kryer punën e saj, pika e parë ka qenë dhënia e licencës për Elektroserver, kurse pikat e tjera i takojnë institucioneve të tjera, si KEDS-KOST e të tjerat bashkë me Elektroserverin. Ne mund të japim një informatë që besoj e dini që pika e dytë ende s’është respektuar në bazë të afatit, edhe pikat tjera janë të përfshira në të. Pika e dytë s’është zbatuar. Nëse shikohet në bazë të marrëveshjes thuhet se pas 100 ditëshit e qartëson se cilat janë veprimet e ZRRE-së, në përmbushje të pikave të tjera”, përfundoi ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika