Feka nga UBO: S’ka pasur asnjë koordinim me kompanitë tjera që realizuan Exit Poll-et

Valon Feka nga kompania UBO Consulting, ka theksuar se nuk ka pasur asnjë koordinim apo bashkëpunim mes kompanive që kanë realizuar Exit Poll-et për zgjedhjet lokale në 12 komuna.

“Nuk ka pasur koordinim me kompanitë tjera që kanë kryer Exit Polle. Nuk kam takuar kurrë në jetë as Baton Haxhiun, as pronarin e PIPO-s. Unë e vlerësoj punën e tyre, por nuk kemi pasur asnjë projekt të përbashkët”, deklaroi Feka në Debat Plus.

Duke folur për rastin e Mitrovicës, ku rezultati i exit poll-it kishte një dallim prej rreth 8 për qind me atë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Feka tha se kjo nuk është e pazakontë në këtë lloj sondazhi.

“Nga mbrëmë kur është kumtuar lajmi që Mitrovica do të shkojë në balotazh, deri para një ore kemi bërë analizën. Pa dashtë me paragjykuar çfarë mund të kenë bërë dy kompanitë tjera…Ne nuk e bëjmë exit poll-in në të gjitha qendrat e votimit në Mitrovicë, i përzgjedhim qendrat që e parashikojnë më së miri rezultatin e asaj komune. Ne kemi zgjedhur 14 qendra që janë model, le të themi është popullata në miniaturë e Mitrovicës. Pas analizës sonë kanë dalë që përzgjedhja jonë ka qenë korrekte”, ka theksuar ai.

Sipas Fekës, exit poll-et janë punë jashtëzakonisht e vështirë, dhe rezultatet varen nga metodologjia e përzgjedhjes së qendrave të votimit.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika