Fëmijët e ciklit parashkollor vizitojnë ambientet e RTV Dukagjini

Fëmijët e ciklit parashkollor nga shkolla "Naim Frashëri" në Prishtinë kanë vizituar ambientet e RTV Dukagjini. Përveç pritjes së ngrohtë ata u shoqëruan nga stafi i RTV Dukagjini në ambientet e punës si në TV, Radio dhe Portal. Për fëmijët ishte një përvojë e re dhe kënaqësi e papërshkruar

Fëmijët parashkollorë nga shkolla “Naim Frashëri” në Prishtinë, gjatë ditës së premte kanë vizituar ambientet e RTV Dukagjini.

Kjo vizitë u mirëprit nga stafi i RTV Dukagjini, ndërsa edhe për fëmijët ishte një përvojë e re dhe kënaqësi e papërshkruar.

No description available.

Gjatë kësaj vizite, parashkollorët u njoftuan për së afërmi për mënyrën se si funksionon kjo korporatë.

Ata nga afër kanë parë se si realizohet puna brenda studiove të Televizionit, Radios dhe Portalit.

No description available.

Fëmijët kanë përcjellë gjithë procesin e punës vizuale, duke përfshirë edhe efektet e ndryshme që nga realizimi i tyre e deri te prodhimi final.

Më këtë rast, fëmijët u informuan nga afër për themelimin e televizionit, për llojet e programeve, qëllimin që ka televizioni, si dhe për shikueshmërinë e tij.

No description available.

Nxënësit shprehën interesimin e tyre për radion, nivelin e programeve në televizion, si dhe si funksionojnë edhe mediat e shkruara duke vizituar Portalin Dukagjini.

No description available.

Shija e redaktorit

Tenori Ramë Lahaj do të sjellë në Kosovë yjet e...

Festivali “RLIOF” në edicionin e tretë do të sjellë në Prishtinë yjet e operës botërore, këtë e ka bërë të ditur tenori me famë...

Ricky Martin dhe Enrique Iglesias do të performojnë në Tiranë

Këngëtarët e njohur, Ricky Martin dhe Enrique Iglesias, do të performojnë në Tiranë, këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Enrique...

Osmani e dekoron shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”. Osmani ka thënë se me veprat shkrimtari Kadare...

Të fundit nga rubrika