Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të “Dukagjinit”

Nxënësit e shkollave në Suharekë u njohën nga afër me serinë e re të lektyrave shkollore të Shtëpisë Botuese “Dukagjini”, gjatë një promovimi të organizuar për ta. Fëmijët shprehën interes dhe entuziazëm për librat. Seria përfshinë 26 tituj për klasat 1–5 nga autorë shqiptarë dhe të huaj, me përmbajtje të përshtatshme për moshën ndërkaq, promovimet do të vazhdojnë edhe ditëve tjera nëpër komuna të Kosovës.

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë?

Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese “Dukagjini”.

Nxënësit e kësaj komune patën mundësi të njoftohen nga afër për botimet e reja gjersa treguan edhe ato, që iu lanë përshtypje më së shumti.

“Për mua ka qenë Tom Sojeri. Më ka pëlqyer shumë se ka shkuar në shumë aventura, ashtu dua edhe unë. Dua të hulumtoj për gjëra” u shpreh një nxënës.

“Plaku dhe Deti. Plaku më ka lënë përshtypje sepse nuk u dorëzua kurrë…”, u shpreh një tjetër nxënës.

Seria e re e lektyrave shkollore përbëhet nga 26 tituj për klasat 1-5, nga autorë shqiptarë e edhe të huaj.

E cila është e veçanta e tyre, tregojnë përfaqësues të shtëpisë Botuese “Dukagjini”.

“Janë tituj të autorëve të huaj e shqiptarë, histori karakteristike, ka përralla dhe personazhe që fëmijët i dojnë. Ka edhe të rinj andaj është kënaqësi të mësojnë prej tyre. Këta libra kanë të përfshirë edhe aparaturën didaktike, që u mundëson edhe mësimdhënësve dhe fëmije se sa e kanë kuptu librin. Gjithashtu e kanë edhe fjalorin për fjalët që mund të mos kenë kuptuar gjatë leximit”, deklaroi Jeta Zymberi, nga shtëpia botuese “Dukagjini”

Promovimi i tyre do vazhdojë edhe në komuna të tjera të vendit.

“Kjo është komuna e 18-të nëse nuk gabohem. Kemi qenë gjithandej në Kosovë dhe do vazhdojmë ende me shumë promovime të tjera. Është pritje shumë shumë e mirë. Entuziazmi i fëmijëve dhe pyetjet që na bëjnë janë motivuese për ne” u shpreh Zymberi.

Për fund, fëmijët u shpërblyen me dhurata simbolike nga Shtëpia Botuese “Dukagjini”, me njërin nga artikujt e ri për secilin.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika