Fëmijët në Vushtrri me interesim të lartë për lektyrat e preznatuara nga “Dukagjini”

Prezantimi dhe promovimi në Vushtrri i 26 lektyrave shkollore, për klasat nga një deri në pesë, nga shtëpia botuese “Dukagjini” u karakterizua me interesim dhe përfshirje të lartë të fëmijëve në bashkëbisedim. Derisa fëmijët e mësimdhënësit u shprehën mirënjohës për një organizim të tillë, nga shtëpia botuese thanë se kjo ishte një nga ngjarjet promovuese më të mira deri tani.

Interesimi dhe përfshirja e lartë e nxënësve në bashkëbisedimin për lektyrat shkollore e karakterizoi prezantimin dhe promovimin e 26 titujve nga shtëpia botuese “Dukagjini”, në Vushtrri.

“Duke lexuar”.

Kështu iu përgjigj një nga fëmijët, pyetjes se si mund të udhëtojnë duke qëndruar ulur në shtëpi.

Në sallën e mbushur, të shtëpisë së kulturës “Hasan Prishtina”, të vegjlit patën përgjigje për secilën nga pyetjet.

“A më tregoni, cili personazh është ky? Te cili libër e keni takuar?
“Liza në botën e çudirave!”

Për klasat një, dy, tre dhe pesë, u prezantuan nga pesë tituj, ndërsa për klasën e katërt gjashtë tituj.

“Sot kishim mbi 250 të ftuar dhe ishte një prej promovimeve më të mira që i kemi mbajtur këto ditë. Fëmijët ishin jashtëzakonisht të lexueshëm, këtë e vërejta gjatë bashkëbisedimit me ta. Pothuajse, i njihnin të gjitha lektyrat shkollore, personazhet dhe me të vërtetë ishte një kënaqësi shumë e madhe. Pastaj diskutuam edhe për shumë gjëra tjera për librin, e kjo është edhe një motivim për ne që të vazhdojmë të punojmë për këta fëmijë dhe të sjellim libra sa më të mirë”, ka thwnw Jeta Zymberi nga Shtwpia Botuese”Dukagjini”.

E lumtur me atë që pa ishte një nga mësimdhënëset, e cila vuri në pah nevojën për të tilla organizime, siç u shpreh, veçmas në kohën të dominimit të teknologjisë.

“Ky organizim i juaji ka qenë me të vërtetë edhe i nevojshëm edhe i këndshëm, dhe gjithçka ka qenë në nivelin më të lartë. Shpresoj që organizime të tilla do të bëhet më shpesh, sepse i kontribuojnë edhe fëmijëve dhe e ngrisin ndërgjegjësimin dhe vetëdijen për lexim, sepse kohët e fundit ka rënë interesimi për lexim”, ka thwnw mwsimdhwnsja Mirjeta Maxhuni.

Shtëpia botuese “Dukagjini” do të vijojë me prezantimin e 26 titujve të lektyrave shkollore, nga autorë vendorë dhe ndërkombëtarë, edhe në komuna tjera.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika