“Fëmijët tanë po vdesin nga uria”, nënat e Gazës bëjnë thirrje për ndihmë
Nënat palestineze, që strehohen në shkollat për të zhvendosurit në Rafah, në Rripin jugor të Gazës, po i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar për ndihmë humanitare, ndërsa Izraeli vazhdon të kufizojë furnizimet që kalojnë nga Egjipti. Najma al-Amwasi, e cila është larguar nga Gaza veriore, është lutur për ndihmë për fëmijët e saj. “Fëmijët tanë po […]
Nënat palestineze, që strehohen në shkollat për të zhvendosurit në Rafah, në Rripin jugor të Gazës, po i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar për ndihmë humanitare, ndërsa Izraeli vazhdon të kufizojë furnizimet që kalojnë nga Egjipti.
Najma al-Amwasi, e cila është larguar nga Gaza veriore, është lutur për ndihmë për fëmijët e saj.
“Fëmijët tanë po vdesin nga uria. Ne kemi nevojë urgjente për miell. Ne i lutemi njerëzimit të tregojë dhembshuri. Duhet të hapet vendkalimi kufitar. Ne kemi duruar vuajtje të jashtëzakonshme për shkak të bombardimeve. Zjarret e luftës duhet të shuhen”, ka thënë ajo për Al Jazeera.
Duke qarë ndërsa përshkruante situatën e dëshpëruar, Umm Moamen al-Arja ka thënë se ajo thjesht dëshiron të jetojë një jetë normale si shumica e njerëzve në botë.
“Nuk gjejmë dot ushqim dhe nuk ka miell. Njerëzit presin në radhë të gjata për ujë. Ne duam vetëm të kthehemi në shtëpitë tona dhe të bashkohemi me familjet tona”, ka thënë al-Arja.















