Ferat Shala nuk kandidon në zgjedhje: PDK-së i duhet frymëmarrje e re

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve të kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen më 7 qershor.

Shala ka thënë se këtë vendim e ka marrë pas një “reflektimi të thellë mbi nevojat për ndryshim” brenda partisë, duke theksuar se kjo, sipas tij, i nevojitet PDK-së në këtë fazë.

Ai ka theksuar se tërheqja e tij nga kandidimi nuk nënkupton largim nga politika apo nga vetë partia.

Sipas tij, largimi nga lista i hap rrugë përfshirjes së kuadrove të rinj në parti.

Shala ka theksuar se kjo “frymëmarrje e re”, sipas tij, duhet të ruajë trashëgiminë e partisë, por edhe të sjellë qasje më të guximshme dhe vizionare për sfidat e ardhshme.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika