Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, ka deklaruar se deri në fund të këtij viti do të realizohen 75 nga 78 premtimet e dhëna për komunën.

Ai tha se tri projekte ende nuk kanë nisur, por pjesa tjetër është drejt përfundimit.

Sipas tij, investimet kryesore janë në shëndetësi dhe arsim, si dhe në mbështetje të lehonave.

“Brenda këtij viti përfundojnë 75 prej tyre, do të mbesin 3 projekte, të cilat nuk kanë filluar… QKMF po ndërtohet në Istog, po ndërtohen ambulanca të mjekësisë familjare. Jemi komuna e parë që ofrojmë qëndrim ditor për fëmijë me nevoja të veçanta. Nuk është në bazë ditore kjo, por në bazë javore. Do ta ndërtojmë një objekt të ri për fëmijët me nevojat e veçanta ku munden me marrë shërbime falas. Premtimin e fundit që kemi fillu me realizu prej  muajit gusht është 150 euro për çdo grua lehonë. Në arsim po i japim për çdo vit 494 bursa për studentët e Istogut”, tha Ferati.