Ferati nga Saradrani: Rrugëtimin tonë do ta vazhdojmë duke iu përgjigjur kërkesave të secilës lagje e çdo fshati
Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka njoftuar se mbrëmë, bashkë me Smajlin, është takuar me përfaqësues të lagjeve dhe me strukturat e subjektit të tij në Saradran. Ai ka thënë se në këtë takim është biseduar për punët e realizuara gjatë katër viteve të fundit dhe ndikimin që ato kanë pasur në këtë zonë. “Ky […]
Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka njoftuar se mbrëmë, bashkë me Smajlin, është takuar me përfaqësues të lagjeve dhe me strukturat e subjektit të tij në Saradran.
Ai ka thënë se në këtë takim është biseduar për punët e realizuara gjatë katër viteve të fundit dhe ndikimin që ato kanë pasur në këtë zonë.
“Ky është rrugëtimi ynë i përbashkët, që do ta vazhdojmë me të njëjtin ritëm, duke iu përgjigjur kërkesave të secilës lagje e çdo fshati.Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshm”, ka shkruar Ferati në Facebook.















