Ministri për Evropën dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të zhvillojë takime me krerët e institucioneve të vendit.
Në orën 10:00, Hoxha do të pritet nga ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në Kabinetin e Presidentes në Prishtinë.
Më pas, në orën 10:45, ministri shqiptar do të takohet me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë.
Ndërkaq, në orën 12:00, ministri Hoxha do të pritet në takim nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca. Pas takimit, dy homologët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.