Ferizaj, arrestohet 16-vjeçarja për dhunë në familje
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 16 vjeçare, pasi kjo e fundit kishte sulmuar nën e saj. Rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së shtunës në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj. “Në lidhje me këtë policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë […]





Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 16 vjeçare, pasi kjo e fundit kishte sulmuar nën e saj. Rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së shtunës në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.
“Në lidhje me këtë policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin S.S (F/K) e moshës 16 vjeçare, e cila pas një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë familjare, duke sulmuar nënën e saj”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq policia të dyshuarën e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, ku pas intervistimit vendim të Prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje për 24 orë.
“Policia të dyshuarën e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, në prani të prindit dhe avokatit të saj, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 24 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje, sulmi dhe asgjësim apo dëmtimi i pasurisë “.




















