Ferizaj, nuk lejohet në shkollë për shkak të flokëve të gjata

Një fëmijë nuk është lejuar të shkoj në shkollë jo për shkak se ka bërë ndonjë problem por vetëm pse i ka flokët e gjata. Arsyetimi i shkollës në Ferizaj ishte që atë e kanë të rregulluar me rregullore të brendshme të shkollës por prindërit e fëmijës po e kundërshtojnë këtë veprim

Foto ilustrim





E arsyeja për këtë janë flokët e tij. Ai është djalë dhe gjatësia e flokëve të tij i ka penguar shkollës “Jeronim De Rada” që ta pranoj së bashku me bashkëmoshatarët e tij.

Babai i fëmijës pesë vjeçar, Fadil Idrizi gjithë situatën po e vlerëson të padrejtë.

“Unë nuk e shoh të arsyeshme sepse në asnjë vend nuk e di që ndodhë ky cenim për një fëmijë të mos e vazhdoj shkollimin vetëm pse i ka flokët e gjata”, ka theksuar Fadil Idrizi, prindi i fëmijës.

Ai thotë se nuk do të tërhiqet nga gjithë kjo ngjarje.

Fadil Idrizi, prindi i fëmijës

“Unë nuk do të ja pres flokët dhe do të vazhdoj në të gjitha institucionet dhe do të trokasë derë më derë do të kërkoj drejtësi për fëmijën tim në mënyrë që në cdo formë të vazhdoj shkollimim”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, shkolla “Jeronim De Rada” e ka një rregullore jo si rregulloret e zakonshme të shkollave tjera ku pika e gjashtëmbëdhjetë e kësaj rregullore thotë se ndalohet bartja e vathëve dhe rritja e flokëve tek djemtë.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Selvete Hajrullahu nuk pranoi të deklarohet para kamerës por pati një arsyetim për këtë.

“Unë këtë rregullore nuk e kam sjell nga shtëpia as nuk e kanë bo shoqet e mija, kjo është përpiluar me rend shtëpiak që e kam nxjerr në bazë të rregullores së nivelit qendror”, ka thënë Hajrullahu.

Televizioni ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga Drejtoria e Arsimit në Ferizaj por ata nuk janë përgjigjur në thirrjet dhe interesimin e televizionit.

Por, është një tjetër institucion, që ka reaguar. Inspektorati i Arsimit në kuadër të MASHT-it, ka vendosur që nuk ka bazë ligjore largimi i 5 vjeçarit dhe ka urdhëruar shkollën që ta kthej atë në mësim.





Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika