Gjatë ditës së diel u raportua e zhdukur një 13-vjeçare, e cila dyshohet se është dhunuar  në Llapushnik të Drenasit. Policia i ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit.

Rreth kësaj teme, në emisionin “Rreth e Rrotull” ka folur aktivistja Neri Ferizi.

“Edhe një herë po dëshmohet që një pjesë e burrave tonë janë rritur për të qenë dhunues,” u shpreh Ferizi.

Sipas saj, shteti nuk po bën asgjë, e nuk po merret me shkakun por vetëm me pasojat. Ferizi i ftoi mediet që të flasin në vazhdimësi për këto raste.

“Mediat duhet të flasin në vazhdimësi për këto raste dhe të tentojnë të edukojnë këtë popullsi që në vazhdimësi është duke prodhuar dhunues,” shtoi aktivistja.

Ajo tha se ka shpresë se institucionet do të reflektojnë që të bëjnë më shumë për sigurinë e grave.

“Fatkeqësisht si shteti, si policia, si prokuroria, si gjykatat nuk janë duke bërë mjaftueshëm për t’i ndalur këto raste,” përfundoi Ferizi.