Fernandes pas fitores ndaj Zvicrës: Do të zemërohesha nëse do të më linin jashtë ndeshjes

Mesfushori sulmues i Portugalisë, Bruno Fernandes, pas shumë reagimeve për qëndrimin e Ronaldos në pankinë, ka thënë se kur ai luan dhe skuadra fiton askush nuk flet për këtë, por kur ai luan dhe skuadra humb ndeshjen, atëherë të gjithë flasin

Bruno Fernandes, Cristiano Ronaldo festojnë një gol për Portugalinë.





Ish-bashkëlojtari i Ronaldos në Manchester United, Bruno Fernandes, ishte i vetmi anëtar i skuadrës së Portugalisë që sugjeroi se Ronaldo nuk ishte i kënaqur me vendosjen në bankën rezervë.

“A mendoni se dikujt i pëlqen të jetë në pankinë?” ka thënë Fernandes. “Unë nuk mendoj se Cristiano do të ishte i lumtur. Nëse trajneri do të më vendoste në stol në ndeshjen tjetër, do të zemërohesha”, është shprehur ai.

“Ne i fituam dy ndeshjet e para me Cristiano-n në 11 të parat, dhe mund të ndodhte që nëse Cristiano luante, ai mund të shënonte tre gola dhe askush nuk do të fliste për Cristiano-n në stol”, ka shtuar ai.

Po ashtu, sipas tij, Cristiano po bën punën e tij, –dhe se ai është i kënaqur me rezultatin sepse “qëllimi për të gjithë është të shkojë sa më larg”.

Bruno Fernandes

“Unë nuk mendoj se njerëzit duhet të flasin për Cristianon  pse ai nuk luan, sepse kur Cristiano luan dhe skuadra fiton, askush nuk flet për këtë,” ka vazhduar Fernandes.

“Kur Cristiano luan dhe skuadra humbet, të gjithë flasin. Ai është lojtari më i famshëm në botë. Askush nuk është më i famshëm se Cristiano në sport, jo në futboll, në sport”, ka përfunduar ai.

Carragher: Ronaldo u hoq për shkak të paraqitjeve të tij

Analisti sportiv, Jamie Carragher i Sky Sports, beson se Ronaldo u hoq nga ndeshja për arsye të performancës, dhe jo nga reagimi i tij ndaj largimit kundër Koresë së Jugut.

Ai ka thënë në rrjetet sociale se “A do ta linte Santos, trajneri i Portugalisë, Ronaldon vetëm për shkak të reagimit të tij ndaj nënshtrimit në ndeshjen e fundit? Një menaxher në nivel klubi, ndoshta po. Me ndoshta, 3 ndeshje deri në një finale të Kupës së Botës”.

Goncalo Ramos feston pasi hapi golin për Portugalinë ndaj Zvicrës

“Unë mendoj se ai është lënë jashtë për shkak të paraqitjeve të tij dhe jo për shkak të reagimit të tij”.

Kujtojmë se hat-triku i parë i turneut në Katar erdhi nga lojtari i Portugalisë, Goncalo Ramos, i cili ishte zëvendësues i Ronaldos në ndeshjen e fundit.

Ndeshja e fundit e kombëtares portugeze ishte fitorja më e madhe e vendit në fazat e eliminimit. Tashmë, kjo kombëtare ka rritur shpresat për një arritje në finale të Kupës së Botës.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika