Fertilizimi i Asistuar Mjekësor, edhe pse nuk kaloi si ligj në Kuvend, ende nuk ka vdekur si ide sepse po vazhdojnë planifikimet për jetësimin e tij
Në Kuvendin e Kosovës, para disa javësh është diskutuar për Projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, i cili kishte ngjallur debat në mes të deputetëve grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ku deputeti Eman Rrahmani kishte refuzuar që ta votojë një Projektligj të tillë, pasi një ligj i tillë e cenon familjen tradicionale. […]
Në Kuvendin e Kosovës, para disa javësh është diskutuar për Projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, i cili kishte ngjallur debat në mes të deputetëve grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ku deputeti Eman Rrahmani kishte refuzuar që ta votojë një Projektligj të tillë, pasi një ligj i tillë e cenon familjen tradicionale.
Ndërsa, deputetja e LVV-së Saranda Bogujevci kishte reaguar duke thënë se dëshiron të bëhet nënë pa qenë në lidhje me ndonjë mashkull por vetëm nëpërmjet Fertilizim të Asistuar Mjekësor.
Por, edhe pse nuk ka arritur të kalojë si ligj në Kuvendin e Kosovës, ideja për fertilizim të asistuar mjekësor nuk ka vdekur, sepse presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, të mërkurën në orën 11 do t’i vizitojnë hapësirat e Spitalit Gjinekologjik në QKUK, ku janë duke planifikuar që të ofrohen shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik.
Kjo temë është duke u kundërshtuar nga politikanët me bindje konservatore.















