Fertilizimi i Asistuar Mjekësor në QKUK, Kurti: Investim mbi 2 milionë euro
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të martën kanë përuruar shërbimin e ri të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Për këto produkte, është thënë se deri më tani qytetarët kanë shpenzuar 1 mijë deri në 1 mijë e 500 euro në sektorin privat, ndërsa tani […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të martën kanë përuruar shërbimin e ri të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.
Për këto produkte, është thënë se deri më tani qytetarët kanë shpenzuar 1 mijë deri në 1 mijë e 500 euro në sektorin privat, ndërsa tani do t’i marrin falas.
Kryeministri Albin Kurti, ka theksuar se kostoja e kësaj aparature është mbi 2 milionë euro.
“Pata mundësinë të shoh aparaturën modern e cila është investimi i fundit, gjithsej është 2 milionë euro, gjysma është prej Ministrisë së Shëndetësisë gjysma prej SHSKUK-së. Meqë rast vetëm aparatura e laboratorit të embriologjisë është mbi 1 milion euro”, ka deklaruar Kurti para mediave.
Projektligji për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor nuk ka arritur të kalojë në Kuvendin e Kosovës, në mungesë të votave.
Institucionet private shëndetësore ofrojnë këtë shërbim për vite të tëra, të cilat janë licencuar nga Ministria e Shëndetësisë në bazë të Udhëzimit Administrativ nr. 06/2013 për frytnimin e asistuar mjekësor./EO















