Në Ditën Botërore të Përkujtimit të Punëtorëve (28 Prill), në Prishtinë u realizua një akt simbolik nga Fondacioni Gjerman “Friedrich-Ebert-Stiftung” për të nderuar punëtorët që kanë humbur jetën në vendin e punës.

Flamuri kombëtar u zëvendësua me një jelek pune, simbol i të gjithë punëtorëve në sektorë të ndryshëm.

“Sot, në Ditën Botërore të Përkujtimit të Punëtorëve (28 Prill), në qendër të Prishtinës, zëvendësuam Flamurin Kombëtar me një jelek pune.

Ky jelek është një simbol universal i të gjithë punëtorëve: të ndërtimit, policëve, punëtorëve të rrugëve, dhe shumë të tjerëve. Me këtë akt, kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata që kanë humbur jetën në vendin e punës dhe në kushte të rënda pune.

Instalacioni është një thirrje për reflektim dhe për të menduar për sigurinë, jetën dhe dinjitetin e çdo punëtori”, thuhet në njoftim.