“Festa e Fitër Bajramit”, Opozita viziton Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësia Islame e Kosovës ka organizuar pritjen tradicionale për liderët shtetërorë me rastin e Fitër Bajramit

Bashkësia Islame e Kosovës ka organizuar pritjen tradicionale për liderët shtetërorë me rastin e Fitër Bajramit.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar festën e Fitër Bajramit gjatë pritjes tradicionale në BIK.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se ka përgëzuar edhe myftiun Tërnava për ndihmën që ka bërë BIK për nevojtarët.

“E përgëzova dhe urova myftiun për punën e jashtëzakonshëm që Bashkësia Islame ka bërë edhe ndihmën ndaj nevojtareve, ndaj familjeve skamnore, ndaj gjithë atyre që kanë nevojë se këto festa marrin edhe një dimension më të rëndësishëm, dhe po ashtu, ne shfrytëzojmë rastin t’ia urojmë të gjithë atyre që kanë agjëruar muajin e Ramazanit, përfundimin me sukses të këtij muaji me urimin që krejt ato adhurime dhe ky agjërim t’iu jetë pranuar dhe t’iu shpërblehet dhe po ashtu, nga këtu dëshiroj në mënyrë të veçantë urojë edhe miqve tonë, bashkëluftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, liderëve të UÇK-së, që ende po mbahen në Hagë, Hashin Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, duke uruar që sa më parë festat e ardhshme të bajramave të tjerë t’i presin bashkërisht me familjet e tyre dhe me popullin e tyre” ka thënë Krasniqi.

Krasniqi: Bajrami shërben gjithmonë si një fanar shprese, uniteti dhe solidariteti

Haradinaj uron Fitër Bajramin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Nga aty, Haradinaj ka uruar gjithë qytetarët për festën e Bajramit, duke thënë në muajin e ramazanit u dëshmua solidariteti dhe humanizmi.

“Kishim nderin të vij këtu në Bashkësinë Islame të Kosovës të takohem me myftiun Naim Tërnava dhe njëkohësisht në emrin tonë dhe shumë bashkëpunëtorëve dhe kolegeve të urojmë Fiter Bajramin. Pra, urime ta gëzojmë të gjithë bashkë në Kosovë, ta gëzojnë shqiptarët gjithë bashkë. Vërtet gjatë këtij muaji u dëshmua përkushtimi, u dëshmua sakrifica e solidariteti dhe njëkohësisht humanizmi. I falënderojmë që gjatë këtij muaji kanë bërë shumë që të jemi bashkë dhe të kalojmë më së miri këto ndjenja gëzimi”, tha Haradinaj.

Abdixhiku uron Fitër Bajramin: Vlerat e kësaj feste të jenë të përditshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, ka thënë se duhet punuar që vlerat e festës së Fitër Bajramit të jenë të përditshme.

“Vizituam kryemyftiun Naim Tërnava dhe nëpërmjet tij ia uruam komunitetin mysliman Fitër Bajramin. Shpresojmë që lutjet gjatë ramazanit të jenë pranuar. Le të punojmë që këto vlera, lidhja me familjen dhe kontributi për vendin të jenë të përditshme”, ka thënë Abdixhikut në vizitën që e pati në BIK.

 

 

 

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika