Nuk është treg që ka leje nga shteti.
Megjithatë, këtu në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, një natë para festes së Kurban Bajramit po shiten kurban.
E, qytetarët janë goxha të interesuar, ani pse çmimet po i pengojnë në blerjen tyre.
Një rast të tillë e pati edhe ky qytetar, veç që përsëri fati nuk ishte me të.
“Jo valla nuk i kam renet, me një penzi ku me, marak kom boll po kur s’ka”, ka thënë qytetari Isa Syla.
“Pulat shumë shtrenjtë, pulat janë ka 6-7 euro, tash 10, edhe kjo me cofi, pasha zoti veç sa e mora, e shtina kerr kur shkova te shtëpia ishte cofë”, është shprehur ai.
Se janë rritur çmimet e kurbanit këtë vit, e pranojnë edhe ata që po i shesin.
“Sivjet janë rritë më shumë, 200, 230, 250, 150 më i ligu, tash vera vjen për knena edhe e kurbani duhet me kanë dy vjet, se nuk bënë me kanë kurban”, ka thënë shitës i kurbanëve, Hajrullah Hasani.
Ndërkohë, qytetarët kishin mbushur edhe marketet.
Edhe atje blihej ushqim me sasi të mëdha.
Qytetarët thonë se nuk kursejnë shumë për këtë festë.
“Po kqyrim tash, qeshtu ëmbëlsira e te ngjashme, blejmë diçka deri ne 100 euro”, ka thënë një qytetar.
“Çmimet janë të larta, unë po i krahasoj se jetoj në Gjermani, diku deri ne 2000-3000 euro i shpenzojmë vetëm për Bajram”, është shprehur qytetari Brahim Bekteshi.
Kur kanë mbetur më pas se 24 orë që nga falja e namazit të Kurban Bajramit, hoxha Labinot Maliqi tregon se kur do të bëhet falja e tij.
“Namazi i Kurban Bajramit falet ne orën 05:43, në të gjitha xhamitë në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar hoxha Labinot Maliqi.
Maliqi ka edhe një këshillë për besimtarët që kanë blerë kurban.
“Ata që kanë bërë njetë therjen e kurbanit, të mos e bëjnë para faljes së namazit të Bajramit, pasi konsiderohet si therje e një kafshe të zakonshme”, është shprehur Maliqi.
Falja e Kurban Bajramit do të falet edhe në “Xhamin e Madhe” në Prishtinë, ku pritet të ketë edhe numër më madh të besimtarëve.