Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka  njoftuar se ka shtruar “Darkën e Lamës”, e cila simbolizon  përfundimin e të korrave. Ajo këtë darkë e ka shtura në shtëpinë e të moshuarve.

Sipas Osmanit, Shtëpia e të moshuarve në Prishtinë është përzgjedhur për të shprehur mirënjohjen edhe respektin për të moshuarit.

“​Duke e shtruar sofrën e bukës me ta, ne treguam solidaritetin tonë për gjithë ata breza, të cilët i mblodhën bereqetet e kësaj toke, duke e mbajtur gjallë jetën tonë të përbashkët”, ka shkruar Osmani.

​Ajo ka përfunduar duke theksuar se  të moshuarit  meritojnë më shumë se çdonjëri që përfaqësuesit e institucioneve t’iu shprehin mirënjohje.

Darka e Lamës është një traditë që është nisur nga ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.