Festim Kabashi i LDK-së: Me 7 qershor e kthejmë demokracinë dhe festojmë fitoren e Kosovës

Screenshot

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Festim Kabashi, ka publikuar një mesazh elektoral në mbështetje të LDK-së dhe kandidatëve kryesorë të këtij subjekti politik për zgjedhjet e 7 qershorit në hapjen zyrtare të fushatës.

Përmes një postimi në Facebook Kabashi e ka cilësuar LDK-në si “Lidhja e bashkuar” dhe “Lidhja e Ibrahim Rugovës”, duke thënë se kjo parti ka bashkuar dhe vazhdon t’i bashkojë shqiptarët kudo në botë.

“Kjo është Lidhja e bashkuar. Lidhja e Ibrahim Rugovës. Lidhja që i ka bashkuar dhe i bashkon të gjithë shqiptarët në tërë botën”, ka shkruar ai.

Kabashi ka bërë thirrje për mbështetje në zgjedhjet e 7 qershorit, duke theksuar se ato do të shënojnë “fitoren e Kosovës” dhe kthimin e demokracisë në vend.

“Me 7 qershor festojmë fitoren e Kosovës, kthejmë demokracinë në këtë vend për të cilin u sakrifikuan breza të tërë”, thuhet në postimin e tij.

Ai po ashtu ka shprehur mbështetje për Vjosa Osmanin dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika