Fetah Rudi, ish-deputeti i LDK-së që mbeti në karrocë pas atentatit

Fetah Rudi, ish-deputet i LDK-së e ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga data 15 dhjetor e vitit 2000 ka mbetur në karrocë, shkaku i plagëve të marra nga një atentat kundër tij. Përkundër se kanë kaluar mbi 20 vjet, Rudi nuk e ka humbur shpresën për drejtësi, për çka thotë se është i gatshëm të dëshmojë me emër e mbiemër për ata që dyshon se kanë urdhëruar vrasjen e tij

Fetah Rudi, ish-deputet i LDK-së

Fetah Rudi, ish-deputet i LDK-së e ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga data 15 dhjetor e vitit 2000 ka mbetur në karrocë, shkaku i plagëve të marra nga një atentat kundër tij.

Përkundër se kanë kaluar mbi 20 vjet, Rudi nuk e ka humbur shpresën për drejtësi, për çka thotë se është i gatshëm të dëshmojë me emër e mbiemër për ata që dyshon se kanë urdhëruar vrasjen e tij

Liderin historik në prapavijë, ndërsa të riun e ndjekë përmes ekranit. Përpos bindjeve politike dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë më shumë të përbashkëta.

Ndaj Ibrahim Rugovës janë kryer atentate por pa sukses, për Lumir Abdixhikun ka raportime se është planifikuar atentat, ndërkaq fat më të keq ka përjetuar Fetah Rudi.

Anëtari i LDK-së dhe e ish-ushtari i UÇK-së, para se të mbetet në karrocë nga atentati, thotë se kanë provuar ta vrasin edhe një herë tjetër.

Plumbave gjatë fushatës u shpëtoi, por jo edhe tentimit tjetër, disa muaj më vonë.

Rrugës për në shtëpi, në hyrje të Malishevës, atentatorët ekzekutuan planin. Saktësisht në orën 14:35, më datë 15 dhjetor, plumbat u shkrepën.

“Më kanë gju me kallash, pastaj u afruan dy veta me alltia më gjuajtën mua”, thotë ish-deputeti i LDK-së, Rudi.

Me 13 plumba në trup, Rudi thotë se tentuan ta vrasin edhe në spitalin në Prishtinë. Madje ai pretendon se pikërisht atentatorët i kanë sjellë në spitalin ku po trajtohej vet.

Ish-aktivisti i LDK-së thotë se për shkak të binjdjeve politike kanë dashur ta  vrasin, ata që i di me emër e mbiemër.

Rudi asnjëherë nuk e ka humbur shpresën në drejtësinë vendore, ndonëse pretendon se në ditën kur u plagos provat u manipuluan.

Ai shprehet i bindur për drejtësi dhe thotë se është i gatshëm të dëshmojë kurdo që institucionet e Kosovës e ftojnë për deklaratë.

Rudi është vetëm një ndër shumë aktivistët të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që ishin cak i atentateve, në mbi 30 dekada veprimtari të kësaj partie politike.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika