Fetoshi: Dialogu strategjik SHBA–Serbi, platformë për shkëputjen e Beogradit nga orbita ruse

Drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi ka thënë se dialogu strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Serbinë është platforma e shkëputjes së Beogradit nga orbita ruse.

Fetoshi në një bashkëbisedim me analistin Ben Andoni në Euronews, ka thënë se sa më e madhe është prezenca amerikane dhe europiane në Serbi, aq më e vogël është hapësira e depërtimit dhe ndikimit ruso-kinez në Ballkan.

’’Jam i sigurt se Shtetet e Bashkuara nuk mund të lejojnë asnjë agjendë revizioniste, që minon prezencën perëndimore në Ballkanin Perëndimor. Mirëpo, ajo që është esenciale dhe parakusht për të ardhmen, është disiplinimi i Serbisë në raport me orientimin strategjik të rajonit dhe përgjegjësinë e saj lidhur me krimet, gjenocidin dhe përpjekjet aktuale destabilizuese’’, ka thënë Fetoshi.

Ai tutje është shprehur se në kontekstin e ri gjeopolitik pas invazionit në Ukrainë dhe për shkak të strategjisë hibride të Serbisë në funksion të “Botës Serbe”, shqiptarët në përgjithësi dhe Kosova në veçanti, duhet të intensifikojnë komunikimin me SHBA-të dhe partnerët e tjerë, për ta ekspozuar dhe neutralizuar kërcënimin ndaj të vërtetës, si dhe kalkulimet e saj përfituese në Ballkanin Perëndimor.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika