Arben Fetoshi, Drejtor i institutit Octopus në FIVE në RTV Dukagjini ka folur lidhur me flet-arrestin e ri për udhëheqësin e sulmit terrorist në Banjska, Milan Radoijçiqin dhe 19 personat të tjerë.
I ka thënë se është hap shumë i rëndësishëm i drejtësisë së Kosovës për ndjekjen e kriminelëve të luftës edhe pse ai ka thënë se se për 25 vite Kosova ka ngecur shumë në këtë drejtim.
“Është lajm i mirë, është një sukses i radhës i institucioneve të drejtësisë në identifikimin dhe përndjekjen e kryerësve të këtyre krimeve të luftës nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë”.
Gjithashtu Fetoshi ka folur edhe për aktivitetin e BIA-s serbe për të fajësuar autoritetet e Kosovës për sulmin e ndodhur në kanalin e Ibër Lepencit.
“Në vazhdën e përpjekjeve të luftës hibride të Serbisë kundër Kosovës…këto ditë instituti ‘Octopus’ ka vërejtur jo vetëm këtë që është afishu në mediat e Serbisë në emër të një deklarate të BIA-së por edhe një varg përpjekjesh që shkojnë në nivelin diplomatik, politik dhe mediatik me qëllim të përhapjes së narrativave mashtruese”, ka thënë ai.
Fetoshi ka thënë se Serbia po përdorë aktivitete të koordinuara në “nivelin e një fronti të përbashkët ku edhe roli i Kishës Ortodokse Serbe është në funksion të kësaj lufte hibride”.
Ai ka thënë se vizita e Porfirijes në Moskë “shërben si i dërguari special i Aleksandar Vuçiqit.
“Në përshëndetjen me Putin, Porfirije e konfirmon që kanë marrëdhënie të shkëlqyera me Vuçiqin si institucion fetar dhe e njofton Putinin që Vuçiq do të marrë pjesë me 9 maj në paradën që organizohet në Moskë”, ka thënë ai.
“…Mendojmë që kemi të bëjmë me një bosht serbo-rus i cili simbolikisht përkufizohet me dy togfjalësh; bota ruse në njërën anë dhe bota serbe në anën tjetër të përmbledhur në narrativat e Rusisë dhe Serbisë përmes asaj që quhet ‘Vëllazëria sllave’”, ka thënë Fetoshi.
Më tej ai ka thënë se Kosova duhet të hartoj një strategji gjithëpërfshirëse jo vetëm me planet që lidhen jo vetëm me institucionet politike të Serbisë por me Serbinë dhe popullin serb në përgjithësi në kuptimin e amortizimit të efektit të mëtutjeshëm i thirrjeve për gjak dhe vrasje nga Kisha serbe.
‘Nuk mjaftonë të kemi deklarata që reagojnë, pra nuk ishte vetëm kryeministri në detyrë[Albin Kurti] por edhe ndaj Porfirijes reagoi edhe Donika Gërvalla-Schwarz, por mendoj që është e pamjaftueshme”, ka thënë ai.